Florjan Lata dhe Mario Shazivari, do të gjykojnë sfidën, Kroaci-Belgjikë për moshat U-17

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy arbitra shqiptarë do të jenë protagonistë në arenën ndërkombëtare. Florjan Lata dhe Mario Shazivari janë caktuar nga UEFA për të gjykuar sfidën mes Kroacisë dhe Belgjikës për moshat U-17.

Ky takim vlen për kompeticionet europiane të 17-vjeçarëve dhe konsiderohet një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Florjan Lata do të jetë arbitër kryesor i ndeshjes, ndërsa Mario Shazivari do të ketë rolin e arbitrit asistent.

Përfshirja e tyre në një ndeshje të tillë tregon besimin që UEFA po i jep gjithnjë e më shumë arbitrave shqiptarë, të cilët vitet e fundit kanë qenë të pranishëm në kompeticione të ndryshme europiane për klube dhe kombëtare.

Sfida Kroaci-Belgjikë pritet të jetë një duel interesant mes dy akademive të njohura të futbollit europian, ndërsa për Latën dhe Shazivarin kjo është një tjetër mundësi për të konfirmuar nivelin e tyre në skenën ndërkombëtare.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img