Neymar i pafat! Pas gëzimit të grumbullimit në kombëtaren braziliane, dëmtimi në pulpë rrezikon Botërorin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gëzimi i ftesës për në kombëtaren e Brazilit, zgjati shumë pak për Neymar. Sulmuesi 34-vjeçar i Santosit, që qëndroi për një periudhë të gjatë jashtë fushave për shkak të një operacioni në gju, dëmtohet sërish.

Mjeku i “Seleçaos” diagnostikoi një dëmtim të shkallës II në pulpë. Prognoza është një pushim 2-3 javë, duke e bërë thuajse të pamundur, rikuperimin e Nejmarit për debutimin me Brazilin në Kupën e Botës. Seleçao e luan ndeshjen e parë në botëror më 14 qershor kundër Marokut.

Fillimisht, mendohej të ishte një edemë e thjeshtë, por gjatë kampit stërvitor, Neymar iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme në një klinikë private pasi përjetoi dhimbje të mëtejshme gjatë stërvitjes. Rezultatet ishin dekurajuese. Mjeku i ekipit kombëtar të Brazilit, Rodrigo Lasmar, deklaroi në konferencën për shtyp se numri 10 i Santosit do t’i nënshtrohet “trajtimit intensiv” me stafin mjekësor të Seleção në ditët në vijim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img