Sot në stadiumin Selman Stërmasi do të luhet finalja e madhe e kampionatit të futbollit të femrave,aty ku përballë njëra-tjetrës do të zbresin dy skuadrat më të forta të viteve të fundit në Shqipëri Vllaznia dhe Apolonia.
Kjo sfidë pritet të mbyllë sezonin 2025-2026 me një duel spektakolar,pasi të dyja ekipet kan zhvilluar një kampionat shumë të mirë dhe kanë treguar nivel të lartë gjatë gjithë edicionit.
Përballja mes tyre konsiderohet si klasikja e futbollit të femrave në vend me duele që kan sjellë rivalitet emocione dhe shumë gola.
Vllaznia vjen në këtë finale si skuadra më e titulluar dhe me eksperiencën më të madhe në futbollin e vajzave.
Ara kan dominuar prej vitesh kampionatin shqiptar dhe synojnë një tjetër trofe për të konfirmuar supremacinë e tyre.
Rrugëtimi drejt finales ishte bindës pasi eliminoi Gramshin në gjysmëfinale me dy fitore,fillimisht 1-0 në transfertë dhe më pas 6-1 në Shkodër.
Nga ana tjetër Apolonia kërkon të rikthehet te titulli dhe të ndal dominimin e Vllaznisë në futbollin e femrave.
Fieraket siguruan finalen pas dueleve me Teutën duke kaluar më tej falë renditjes më të mirë në kampionat pas dy ndeshjeve shumë të luftuara.
Ekipi ka treguar stabilitet gjatë sezonit dhe synon surprizën në finalen e sotme,teksa përballjet direkte të këtij sezoni kan qenë mjaft interesante.
Vllaznia fitoi ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0,ndërsa takimi i kthimit në Shkodër u mbyll në barazim 1-1 çka tregon se finalja pritet të jetë e hapur dhe e luftuar deri në fund.
Përveç trofeut të kampionatit kjo finale ka rëndësi të madhe edhe në aspektin europian,pasi skuadra kampione do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.
Fatos LAMAJ


