(Video) Vllaznia U17, përfqësim dinjitoz në Turneun Ndërkombëtar të Frances. Trajneri Khaled Hoxha: Ishte një përvojë pozitive, vijon bashkëpunimi me akademitë franceze

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me ftesë të Federatës së Futbollit Francë, ekipi U17 i Akademisë Vllaznia Shkodër ishte pjesëmarrës në një nga turnetë më prestigjioze ndërkombëtare për këtë grupmoshë, aktivitet ky i zhvilluar në Francë, në të cilin morën pjesë ekipeve të akademive të njohura të futbollit nga Europa dhe më gjërë me një eksperiencë të madhe sportive dhe kulturore.

Në ndeshjet e zhvilluara pranë kompleksit sportiv Vigneux-de-Bretagne, futbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Khaled Hoxha konkuruan në Grupin 2, ku bënin pjesë edhe ekipet Olympique Lyonnais, FC Coteaux du Vignoble, Olympique de Neuilly.
Sfida e parë për ekipin U17 të Vllaznisë nisi me një fitore e rëndësishme duke mundur ekipin Olympique de Neuilly me rezultatin 0 me 1, ndërkohë që e mbyll fazën e grupeve me një tjetër fitore të rëndësishme dhe të pastër 2 me 0, këtë radhë ndaj Olympique Neuilly.

Në një prononcim për Veriu Sport pas kthimit në Shkodër, trajneri i Akademisë së Futbollit Vllaznia, Khaled Hoxha komenton ecurinë e ekipit të tij duke u shprehur i kënaqur nga paraqitja e djemve kuqeblu.
Për trajnerin Hoxha, ky është një tjetër hap i rëndësishëm për talentet kuqeblu, që do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, ndërsa bën të ditur edhe vendosjen e urave të bashkëpunimit me akademitë franceze.

I pyetur se cilët prej futbollistëve spikati më tepër në këtë turne, Hoxha nuk jep emra, por thekson se pjesëtarë të reparti të sulmit morën vlerësime pozitive.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të AF Vllaznia U17, Khaled Hoxha, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtare: Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img