(Video) Peshëngritje-Vllaznia kampione me U17. Antonino Mullisi, Ensar Prroni, Samoel Kola kampionë kombëtar individual. K/Trajneri Artur Lagja: Kemi një brez të talentuar, synojmë medalje edhe në Botërorin e Kolombisë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Peshëngritja shkodrane po i  rikthehet traditës së saj, ashtu si vitet e mëparshme spikaste me kampionë dhe rekordmenë kombëtar.

Meritë të veçantë për këto arritje ka ish peshëngrittësi kampion Artur Lagja, i cili tashmë në cilësinë e trajnerit të Vllaznisë dhe njëherazi edhe të ekipit kombëtar po përgatit një një brez të rinjsh të talentuar, të cilët po spikasin në kampionatet e grupmoshave.

Screenshot

Suksesi më i fundit është ai që Vllaznia U17 u shpall kampione si ekip,  me Antonino Mullisin, Ensar Prronin, Samoel Kolën kampionë kombëtëar individual, ndërkohë që Rajon Perrona, vetem 9 vjeçar u rendit në vendi dytë.

Natyrisht që në qëndër të vemendjes së këtij Kampionati Kombëtar U15 të zhvilluar për herë të në qytetin e Laçit, ishte Antonino Mullisi, tashmë i konfirmuar si një nga talentët më të spikatur të peshëngritjes shkodrane.

Jo vetëm që u shpall kampion individual në peshëm e tij 79 kg, por Mullisi përmirësoi edhe katër rekorde të reja kombëtare në peshën 79 kga. Konkretisht, një në shkëputje, dy shtytje, një dygarësh, 135 shkëputje, 160 shtytje.

Suksesi i Antonino Mullisit vijon edhe shpalljen si sportisti më i mirë i kampionatit duke merituar një trofe personal.

Ndërkohë, Samuel Kola konkurues në peshën 45 kg ngriti 45 shkëputje dhe 59 shtytje, Rajan Perrone 50 kg ngriti 35 shkëputje 45 shtytje  vetem 9 vjec. Ensar Prroni në peshën 75 kg ngriti 65 shkëputje 75 shtytje.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajnerin Artur Lagja e bëjnë optimist sukseset me grupmoshat, U15, U17, U20, duke deklaruar se shumë shpejt, Vllaznia të jetë kampione edhe me kategorinë e të rriturve.

Në vijim të prononcimit të tij,  trajneri Lagja bën të ditur se muajin e ardhshëm, ai do të shoqërojë peshëngritësin e tij Antonino Mullisi në Kampoionatin Botëror që zhvillohet në Kolumbi duke qënë i vetmi përfaqësues nga Shqipëria.

(Video) Proncimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në peshëngritje, Artur Lagja, si dhe pamje dhe foto nga konkurimi i pesahëngritësve kuqeblu, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img