Peshëngritja shkodrane po i rikthehet traditës së saj, ashtu si vitet e mëparshme spikaste me kampionë dhe rekordmenë kombëtar.
Meritë të veçantë për këto arritje ka ish peshëngrittësi kampion Artur Lagja, i cili tashmë në cilësinë e trajnerit të Vllaznisë dhe njëherazi edhe të ekipit kombëtar po përgatit një një brez të rinjsh të talentuar, të cilët po spikasin në kampionatet e grupmoshave.

Suksesi më i fundit është ai që Vllaznia U17 u shpall kampione si ekip, me Antonino Mullisin, Ensar Prronin, Samoel Kolën kampionë kombëtëar individual, ndërkohë që Rajon Perrona, vetem 9 vjeçar u rendit në vendi dytë.
Natyrisht që në qëndër të vemendjes së këtij Kampionati Kombëtar U15 të zhvilluar për herë të në qytetin e Laçit, ishte Antonino Mullisi, tashmë i konfirmuar si një nga talentët më të spikatur të peshëngritjes shkodrane.
Jo vetëm që u shpall kampion individual në peshëm e tij 79 kg, por Mullisi përmirësoi edhe katër rekorde të reja kombëtare në peshën 79 kga. Konkretisht, një në shkëputje, dy shtytje, një dygarësh, 135 shkëputje, 160 shtytje.
Suksesi i Antonino Mullisit vijon edhe shpalljen si sportisti më i mirë i kampionatit duke merituar një trofe personal.
Ndërkohë, Samuel Kola konkurues në peshën 45 kg ngriti 45 shkëputje dhe 59 shtytje, Rajan Perrone 50 kg ngriti 35 shkëputje 45 shtytje vetem 9 vjec. Ensar Prroni në peshën 75 kg ngriti 65 shkëputje 75 shtytje.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajnerin Artur Lagja e bëjnë optimist sukseset me grupmoshat, U15, U17, U20, duke deklaruar se shumë shpejt, Vllaznia të jetë kampione edhe me kategorinë e të rriturve.
Në vijim të prononcimit të tij, trajneri Lagja bën të ditur se muajin e ardhshëm, ai do të shoqërojë peshëngritësin e tij Antonino Mullisi në Kampoionatin Botëror që zhvillohet në Kolumbi duke qënë i vetmi përfaqësues nga Shqipëria.
(Video) Proncimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në peshëngritje, Artur Lagja, si dhe pamje dhe foto nga konkurimi i pesahëngritësve kuqeblu, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


