Ardit Krymi e mbyll me Vllazninë, mesfushori është drejt firmës me Tiranën

Ardit Krymi po mbyll një epokë me plot 359 ndeshje te Vllaznia. “Panorama Sport” raporton tashmë se mesfushori është drejt firmës me Tiranën.

Po diskutohen detajet e fundit mes palëve, ndërsa mesfushori ka vendosur të vazhdojë karrierën te rivalët e mëdhenj të kuqebluve. Për herë të parë në Shqipëri do të veshë një tjetër fanellë pas asaj të Vllaznisë.

Kontrata me Vllazninë ndërkohë i përfundonte në vitin 2027. Problemet në përfundim të kampionatit kanë bërë që Krymi të shikojë për një tjetër eksperiencë.

Tirana ndërkohë godet në merkato. Krymi ishte një nga titullarët e padiskutueshëm në Shkodër.

Olsi AVDIAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe