Botërori 2026- Grupin K. Kolumbia e nis me fitore, mposht Uzbekistanin 3-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Uzbekistan-Kolumbi 1-3(Shënues:Fajzullaev 60’/Munoz 40’, Diaz 65’, Kampaz 90+9’)

Kolumbia ka nisur me fitore aventurën e saj në këtë botëror duke mposhtur Uzbekistanin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin K.

Pas një pjese të parë të luftuar amerikano-jugorët treguan cilësitë e tyre dhe arritën të siguronin tre pikët e plota.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 40-të kur Daniel Munoz shfrytëzoi një moment të mirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë për ti dhënë avantazhin Kolumbisë,dhe me epërsinë minimale 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë Uzbekistani reagoi dhe arriti të rikthente baraspeshën në minutën e 60-të me anë të futbollistit Fajzullaev i cili mposhti portierin kundërshtar për të vendosur rezultatin 1-1. 3

Megjithatë festa e aziatikëve zgjati pak pasi vetëm pesë minuta më vonë Diaz riktheu në avantazh Kolumbinë duke realizuar për 2-1 pas një aksioni të shpejtë sulmues.

Uzbekistani u përpoq të gjente sërish golin e barazimit por Kolumbia administroj mirë lojën dhe goditi në fundin e takimit.

Në minutën e nëntë shtesë Kampaz vulosi fitoren me golin e tretë duke vulosur fitoren 3-1 të Kolumbisë.

Falë këtij suksesi Kolumbia merr kryesimin e Grupit K dhe konfirmon statusin e një prej skuadrave favorite për të avancuar më tej në turne ndërsa Uzbekistani mbetet pa pikë pas ndeshjes së parë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img