Botërori i futbollit 2026-Paraguai fiton ndaj Turqisë dhe futet fuqishëm në garën për kualifikim në grupin D. Vendos goli i Galarza në start të sfidës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Paraguai-Turqi 1-0(Shënues: Galarza 2’)

Paraguai ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Grupin D të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur Turqinë me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për paraguajanët të cilët gjetën golin që në minutën e 2-të.

Galarza përfitoi nga një moment pakujdesie në mbrojtjen turke dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin e hershëm skuadrës së tij.

Pas golit të shpejtë Turqia u përpoq të reagojë dhe mori më shumë iniciativën në lojë por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Nga ana tjetër Paraguai u mbrojt me disiplinë dhe administroi me kujdes epërsinë deri në fund të takimit.

Me këtë sukses Paraguai merr tri pikë të arta dhe mbetet në garë për një vend në fazën e ardhshme ndërsa Turqia komplikohet ndjeshëm në luftën për kualifikim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img