Botërori i futbollit 2026-Brazili mposht Haitin dhe merr kryesimin e grupit C. Spikat Mateus Kunja me dopietë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Brazil-Haiti 3-0(Shënues: Kunja 23’, 36’, Vinicius 45+3’)

Kombëtarja e Brazilit ka regjistruar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026 duke mundur Haitin me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e dytë të Grupit C.

Brazilianët e nisën vrullshëm takimin dhe gjetën avantazhin në minutën e 23-të me Kunja i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur ofensiv.

I njëjti lojtar goditi sërish në minutën e 36-të duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë erdhi edhe goli i tretë.

Ylli brazilian Vinicius  shënoi për 3-0 duke vulosur praktikisht fatin e takimit që në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Brazili administroi epërsinë pa vështirësi ndërsa Haiti nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të rihapur ndeshjen.

Në fund Brazili mori një fitore të rëndësishme që e mban në garë për kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img