Marok-Skoci 1-0(Shënues: Saibari 2’)
Kombëtarja e Marokut ka siguruar një fitore të rëndësishme në Grupin C të Kupës së Botës 2026 duke triumfuar 1-0 ndaj Skocisë falë një goli të shënuar që në minutat e para të takimit.
Ndeshja nisi në mënyrë ideale për Marokun i cili kaloj në avantazh që në minutën e 2-të.
Saibari shfrytëzoi një moment hutimi në mbrojtjen skoceze dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë ekipit të tij epërsinë e hershme.
Pas golit të pësuar Skocia u përpoq të reagojë dhe krijoi disa situata të rrezikshme por mbrojtja e Marokut dhe portieri i saj u treguan të pakalueshëm.
Marokenët menaxhuan me zgjuarsi avantazhin dhe nuk lejuan surpriza deri në fund të sfidës.
Me këtë fitore Maroku forcon pozitat në grup dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt ndërsa Skocia mbetet nën presion për ndeshjet e mbetura.
Fatos LAMAJ


