Kishte kohë që përflitej një largim i mundshëm nga Vllaznia, dhe sot, klubi kuqeblu e konfirmon zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me Esat Malen.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
Faleminderit, Esat Mala!
Pas 4 sezoneve të mbushura me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për fanellën kuqeblu, rrugëtimi i Esat Malës me Vllazninë mbyllet këtu.
Me karakterin, sakrificën dhe kontributin e tij në fushën e lojës, Esati ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes sonë, duke dhënë gjithmonë maksimumin për ngjyrat e Vllaznisë.
Klubi i Futbollit Vllaznia e falënderon për gjithçka që ka dhënë për këtë fanellë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe jetës së tij personale.
Faleminderit për gjithçka, Esat! Shkodra do të të mirëpresë gjithmonë si mik.
#kfvllaznia #faleminderitesat #kuqeblugjithmonë


