Pas përfundimit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 në fazën me eliminim direkt kualifikohen dy vendet e para të çdo grupi dhe tetë skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Shorti sjell një format shumë të balancuar dhe të fortë ku fituesit e grupeve përballen kryesisht me vendet e dyta ose me skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Vendet e dyta shpesh përplasen mes tyre, duke krijuar duele të forta që në raundin e parë.
Skuadrat e vendeve të treta mund të bëhen surpriza të mëdha dhe të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e turneut.
Në përgjithësi skema e fazës së 1/16 garanton ndeshje shumë konkurruese me pak diferencë mes skuadrave dhe me shumë mundësi për surpriza që në fillim të fazës me eliminim direkt.
Fatos LAMAJ


