Botërori 2026- Norvegjia mposht Senegalin 3-2 dhe është skuadra e pestë e kualifikuar për në raundin e 1/16 të finaleve te Botërorit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Norvegji-Senegal  3-2(Shënues:Pedersen 43′, Haaland 48′, 58’/Ismaila Sarr 53′, 90’+3)

Norvegjia ka prerë zyrtarisht biletën për në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026 duke qënë  skuadra e peste e kualifikuar per ne raundin e 1/16.

Një gjë të tillë e arriten duke mposhtur Senegalin me rezultatin 3-2 në një ndeshje emocionuese që dhuroi pesë gola dhe shumë spektakël.

Takimi ishte i luftuar që në minutat e para me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren.

Norvegjezët arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 43-të kur Pedersen u gjend në vendin e duhur brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0 rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për Norvegjinë,ku pas vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës Erling Haland tregoi instinktin e tij prej goleadori dhe realizoi golin e dytë të ndeshjes duke afruar skuadrën e tij me kualifikimin.

Senegali reagoi menjëherë dhe në minutën e 53-të ngushtoi diferencën me anë të Sarr duke rikthyer emocionet në takim.

Megjithatë vetëm pesë minuta më vonë Haaland goditi sërish.

Sulmuesi norvegjez realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën duke rikthyer avantazhin e dy golave.

Afrikanët nuk hoqën dorë deri në fund dhe në minutën e tretë shtesë Sarr realizoi edhe golin e dytë personal por koha nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë fitore Norvegjia ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe siguron kalimin në fazën tjetër së bashku me Francën.

Ndërkohë Senegali mbetet me vetëm një pikë ndërsa Iraku ende nuk ka arritur të mar pikë në grup.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img