France – Irak 3-0 (Shënues: Mbappe 14′, 54′, Dembele 66′)
Franca ka siguruar kualifikimin duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Irakun në një ndeshje që u karakterizua jo vetëm nga dominimi francez por edhe nga një ndërprerje e gjatë për shkak të motit të keq.
Ne nje ndeshje maratone prej gati kater oresh, krejt jashte normales per nje loje futbolli, Franca eshte skuadra e peste qe kualifikohet per ne 1/16 te finaleve te Boterorit.
Kylian Mbappe firmos dygoleshin e tij te dyte ne kete Boteror dhe me 4 gola, nje me pak se sa Messi, eshte shenuesi i dyte me i mire i ketij kampionati.
Per te plotesuar suksesin e gjelave erdhi dhe goli i Dembele, kurse Oliseh godet shtyllen. Futboll u luajt vetem pjesen e pare. Ne te dyten, teksa starti per shkak te stuhise erdhi pas dy oresh, Franca beri qejf perballe nje kundershtari, qe ishte dorezuar ne dhomat e zhveshjes.
Nje pjese e dyte qe nuk pati nderprerje per freskim te lojtareve dhe me vetem dy minuta shtese. E thene ndryshe, u luajt se duhej luajtur e kjo nuk eshte serioze kur behet fjala per nje Kampionat Boteror.
Shi, stuhi, vetetima e tornado, futbollistet jane gjjthe kohes njesh me fenomenet natyrore e rregullat strikte amerikane, te tepruara qe ne Boterorin e klubeve, prishin te gjjtha rregullat.. Pertej kesaj Franca beri detyren, kurse Iraku i tha “Lamtumire” Boterorit.
Sa i përket grupit I, tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit ku Franca do të përballet me Norvegjinë ndërsa Senegali do të sfidojë Irakun për mbylljen e fazës së grupeve.
Fatos LAMAJ


