Sajmir Lagja, konsiderohet një nga peshëngritësit më në formë të Vllaznisë si dhe të ekipit kombëtar.
Vetëm në aktivitetin e fundit kombëtar, Sajmiri u shpall kampion në peshën e tij si dhe përmirësoi 6 rekorde të reja kombëtare.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, ai flet për suksesin e garës së fundit, si dhe objektivat madhorë që ka për dy garat e ardhshme ndërkombëtare, Kampionatin Ballkanik si dhe Kampionatin Europian duke synuar të kurorëzohet me medalje.
Por, ajo që e shqetëson kampionin shkodran, Sajmir Lagja ka të bëjë me mos zbatimin e ligjit “Për Sportin”, ku ndër të tjera, ai pohon se si kampion dhe rekordmen kombëtar për të rritur në sportet individuale duhet të kishte përfituar trajtimin dhe shpërblimin nga fondet e njësive të qeverisjes vendore, një gjë të tillë nuk e ka marrë prej tre vitesh nga Bashkia Shkodër.
(Video) Prononcimin e plotë të peshëngritësit SaJmir Lagja, si dhe pamje nga zhvillimi i seancës stërvitore të ekipit të peshëngritjes Vllaznia, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.


