(Video) Kampioni dhe 6 herë rekordmeni i peshëngritësjes shqiptare Sajmir Lagja kërkon zbatimin e ligjit për sportin, shpërblimin nga Bashkia Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sajmir Lagja, konsiderohet një nga peshëngritësit më në formë të Vllaznisë si dhe të ekipit kombëtar.

Vetëm në aktivitetin e fundit kombëtar, Sajmiri u shpall kampion në peshën e tij si dhe përmirësoi 6 rekorde të reja kombëtare.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, ai flet për suksesin e garës së fundit, si dhe objektivat madhorë që ka për dy garat e ardhshme ndërkombëtare, Kampionatin Ballkanik si dhe Kampionatin Europian duke synuar të kurorëzohet me medalje.

Por, ajo që e shqetëson kampionin shkodran, Sajmir Lagja ka të bëjë me mos zbatimin e ligjit “Për Sportin”, ku ndër të tjera, ai pohon se si kampion dhe rekordmen kombëtar për të rritur në sportet individuale duhet të kishte përfituar trajtimin dhe shpërblimin nga fondet e njësive të qeverisjes vendore, një gjë të tillë nuk e ka marrë prej tre vitesh nga Bashkia Shkodër.

(Video) Prononcimin e plotë të peshëngritësit SaJmir Lagja, si dhe pamje nga zhvillimi i seancës stërvitore të ekipit të peshëngritjes Vllaznia, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img