Fitorja e dytë radhazi për Kombëtaren U-15. Mund Maqedoninë e Veriut, 2-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri U15-Maqedonia e Veriut U175, 2-0(Shënues: Albion Qorraj 60’, Santjago Perkola 70’)

Formacioni i Shqipërisë U15: Romeo Hazizaj, Dejvis Mesiti, Denian Avdylaj, Elez Elqeni (C), Enea Taci, Adrian Sina, Albion Qorraj, Samuel Prendi, Besardo Ndoj, Kledi Dida,  Elio Tavani. Trajner: Genti Mahmuti

Kombëtarja U-15 regjistroi një tjetër fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar mesditën e sotme në Ohër.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gent Mahmuti zhvilloi një paraqitje shumë pozitive, duke kontrolluar lojën dhe duke konkretizuar epërsinë në pjesën e dytë. Autorët e golave për kuqezinjtë ishin Albion Qorraj dhe Santjago Perkola.

Trajneri Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Romeo Hazizaj, Dejvis Mesiti, Denian Avdylaj, Elez Elqeni (C), Enea Taci, Adrian Sina, Albion Qorraj, Samuel Prendi, Besardo Ndoj, Kledi Dida dhe Elio Tavani.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur golin e avantazhit. Në fraksionin e dytë, Shqipëria arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 60-të me Albion Qorrajn, ndërsa dhjetë minuta më vonë Santjago Perkola realizoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0.

Edhe ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve, e zhvilluar dy ditë më parë në Korçë, është mbyllur me triumfin 4-1 për kuqezinjtë. Këto dy takime miqësore shërbyen si një mundësi e rëndësishme për stafin teknik të Kombëtares U-15 për të vlerësuar nga afër futbollistët e rinj dhe për t’u ofruar atyre eksperiencë ndërkombëtare në kuadër të procesit të zhvillimit dhe promovimit të talenteve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img