(Video) 8 futbolliste të huaja për Vllazninë e futbollit femra. Presidenti Matija në pritje të firmave të tjera. Faza përgatitore prag-europiane zhvillohet në Pukë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tetë futbolliste të huaja që vijnë nga Amerika, Kanadaja, El Salvador, Brazili dhe Norvegjia dhe që i përkasin sektorit të portës, mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit kanë firmosur për Vllazninë e futbollit të femra.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija bën të ditur se ka shkëputur marrveshjen me një pjesë të mirë të skuadrës që mbylli sezonin e kaluar, ndërkohë që konkurimi në Europë pritet të jetë me një formacion të ri.

Madje, përpos tetëshes së konfirmuar tashmë, janë gati edhe disa firma të tjera, me të cilat është mbyllur marrëveshja e bashkëpunimit, ndërkohë që pritet vetëm zyrtarimi.

Një tjetër e re nga kampi kuqeblu i futbollit të femrave është se grumbullimi i skuadrës për fazën përgatitore do të zhvillohet në qytetin verior të Pukës.

Një gjë e tillë është realizuar falë mbështetjes së krybashkiakut pukjan , Rrok Dodaj, i cili i ka afruar Vllaznisë kampione të femrave klimën e freskët të qytetit verior si dhe kushte bashkohore akomodimi.

(Video) Prononcimin e plotë të Presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img