UEFA Conference League/ AF Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër me BATE Borisov në “Elbasan Arena”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skuadrat shqiptare nisin këtë javë rrugëtimin e tyre në kompeticionet europiane për sezonin 2026-2027, duke përfaqësuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ekipi i parë që do të zbresë në fushë është AF Elbasani, që do të përballet me BATE Borisov në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00.

Për Elbasanin, kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë, pasi shënon rikthimin në kompeticionet europiane pas 20 vitesh. Verdheblutë synojnë të hedhin një hap pozitiv në ndeshjen e parë përpara tifozëve të tyre.

Ndeshja e kthimit, e vlefshme për kualifikimin në raundin e dytë, do të luhet më 16 korrik në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën 19:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img