Spanjë-Portugali 1-0(Shënues: Merino 90+1’)
Spanja është skuadra e radhës që siguron një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Portugalinë me rezultatin minimal 1-0 në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit.
Ndeshja ishte e ekuilibruar me të dyja skuadrat që krijuan raste të mira por mbrojtjet dhe portierët respektivë u treguan të pakalueshëm për pjesën më të madhe të takimit.
Portugalia provoi të godiste me kundërsulme të shpejta ndërsa Spanja mbajti më shumë kontrollin e topit dhe kërkoi vazhdimisht hapësira në mbrojtjen kundërshtare.
Kur gjithçka po shkonte drejt kohës shtesë erdhi dhe momenti vendimtar. Në minutën e parë shtesë Merino u gjend në vendin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë duke shpërthyer festën në kampin spanjoll dhe duke vulosur kualifikimin.
Me këtë fitore Spanja vazhdon rrugëtimin drejt trofeut ndërsa Portugalia i jep fund aventurës së saj në Botërorin 2026 pas një paraqitjeje dinjitoze por të pamjaftueshme për të shmangur eliminimin.
Fatos LAMAJ


