Botërori 2026- Belgjika në çerekfinale. Pas Kanadasë, Meksikës, ikën edhe SHBA duke u eleminuar tre vendet organizatore

Lexo

- Reklamë -spot_img

SHBA – Belgjikë 1-4 (Shënues: Tillman 31’/De Ketelaere 9′, 33′, Vanaken 57′, Lukaku 90’+3)

Belgjikë-SHBA ishte takimi i radhës i vlefshëm për 1/8-tat e Botërorit 2026. Një sfidë e cila u mbyll me fitoren e belgëve me rezultatin 4-1, të cilët ecin më tej duke u kualifikuar në çerekfinale. Ndërkohë, SHBA eleminohet duke qënë kështu vendin i tretë organizator së bashku me Kanadasë dhe Meksikën që i thonë lamtumirë Botërorit.

Belgjika e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme teksa De Ketelar zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të.

Amerikanët reaguan dhe në minutën e 31-të Tilman riktheu baraspeshën duke dhënë përshtypjen se ndeshja do të mbetej e hapur.

Megjithatë gëzimi i SHBA zgjati shumë pak pasi vetëm dy minuta më vonë De Ketelar realizoi golin e tij të dytë personal duke rikthyer Belgjikën në avantazh dhe duke i dhënë qetësi skuadrës së tij për pjesën e dytë.

Pas pushimit belgët vazhduan dominimin ndërsa Vanaken shënoi golin e tretë në minutën e 57-të dhe në minutën e 93-të Lukaku vulosi fitoren me golin e katërt duke mbyllur përfundimisht llogaritë e këtij dueli.

Me këtë sukses bindës, Belgjika konfirmon ambiciet për të shkuar sa më larg në Botërorin 2026 dhe tashmë pret me optimizëm sfidën e çerekfinales.

Ndërkohë SHBA largohet nga turneu pasi nuk arriti ti bëjë ballë cilësisë dhe efikasitetit të kundërshtarit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img