Zvicër – Kolumbi 0-0 (4-3 me penallti per Zvicren)
Koha shtesë dhe penalltitë kanë qënë pjesë e fatit të skuadrave të kualifikuara në këtë botëror 2026.
Një ermocion të tillë e provuan edhe dy kampet përkatëse, Zvicra dhe Portugalia, por edhe dhe milionat e shikuesve, brenda dhe jashtë stadiumit që e ndoqën live sfidën në fjalë.
Një sfidë, e cila shfaqej disio e barabartë në fushën e lojës ku skuadrat përpiqeshin te mos pesonin gol duke mi dhënë më tepër përparësi prapavijës ku më të spikaturit ishin portjerët Kobel dhe Vargas që patën punë të mbronin portat e tyre.
Ne fakt Murat Yakin, teksa nuk e kishte Manzambin te demtuar ne sulm, e vonoi shume hyrjen e Vargas. Si Ndoye, ashtu dhe Embolo e Rieder e me vone Soë nuk krijuan rrezikshmeri ne porten kolumbiane.
Ndërkohë, ne anen tjeter Luis Diaz e James Rodrigues, pavaresisht se Kolumbia u dukte sikur ishte nje hap perpara Zvicres. Dy skuadra qe e priten me qejf kohen shtese e penalltite, ndersa Kolumbia goditi dhe shtyllen.
Dhe pas barazimit në 120 minuta vjen moment i penalltive ku pertej humbjes se penalltise se Akanjit per helvetet e Murat Yakin do te shenonin Xhaka, Amdouni, Itten dhe Vargas. Per Kolumbine do te humbisnin Sanchez dhe Hernandez, teksa penalltine e ketij te fundit e priti Kobel
Kësisoj, me rezultatinb e penalltive 4 me 3, është Zvicra e kapitenit shqiptar Granit Xhaka që kalon nëcerekfinalet e Boterorit 2026 ku gjen Argjentinën si kundërshtar në këtë tur. Dhe, ky kualifikim në çerekfinale ndodh pas 72 vitesh qe nga Boterori i vitit 1954.
Fatos LAMAJ


