Ardit Krymi është blerja më e re e skuadrës së Tiranës. Bardheblutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin 29-vjeçar me një postim në rrjetet sociale. Krymi në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë, me të cilën ka të lidhur gjithë karrierën e tij të mëparshme në kampionatin tonë, duke nisur nga moshat e deri te skuadra e parë.
Njoftimi zyrtar i KF Tirana
Mirë se erdhe, Ardit Krymi!
KF Tirana njofton afrimin e Ardit Krymit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri.
Mesfushori 29-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Tiranës.
Mirë se erdhe në familjen bardh e blu!


