Shortin e përballjes me Vllaznisë së Shkodrës në kuadrin e Turit të Parë të UEFA Conference League, në Malishevë e ka konsideruar historike, dhe për këtë në radhët e tifozërisë vendase ka një organizim për të udhëtuar në grup drejt Shkodrës për të mbështetur skuadrën e tyre në stadiumin “Loro Boriçi”, në duelin e mbrëmjes së enjte, që luhet prej orës 20:00. Siç raporton Malisheva Sot, udhëtimi drejt Shkodrës është planifikuar të jetë falas.

“THIRRJE – TË GJITHË NË SHKODËR PËR MALISHEVËN!
Të dashur tifozë, erdhi momenti i madh! Skuadra jonë zbret në arenën evropiane për Rrethin e Parë në UEFA Conference League, dhe përballja kundër KF Vllaznisë në Shkodër kërkon zemrën dhe zërin e secilit prej nesh!
Më 9 korrik, E Enjte në orën 20:00, Malisheva shkruan historinë, dhe ne duhet të jemi aty për t’i dhënë krahë djemve tanë!
UDHËTIMI ËSHTË FALAS!
Te organizohemi së bashku për këtë transfertë të madhe. Nisja me Autobus bëhet të Enjten ne ora 13:30 te Pajtimi Center Malishevë.
Biletat:
Ju lutemi të keni parasysh se secili tifoz duhet të pajiset vetë me biletë për hyrje në stadium.
Për rezervime dhe çdo informacion tjetër më të hollësishëm, kontaktoni menjëherë në këta numra:
[Besnik Mazreku
+38348854474]
[Hashim Hoxha
+38348 254 522
[Egzon Gegaj
+38346262747]
Forca Malisheva! Ta pushtojmë Shkodrën me ngjyrat tona bardh e kaltër! ”, shkruan Malisheva Sot.


