Botërori 2026-Franca nuk fal, mund edhe Marokun dhe është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Francë-Marok 2-0(Shënues: Qato 37′, Musta 56’/Xhylani 4′)

Franca është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Marokut në një sfidë ku cilësia individuale e francezëve bëri diferencën në pjesën e dytë të lojës.

Takimi nisi me ritëm të lartë, me Francën që mori menjëherë kontrollin e topit dhe krijoi rastet më të mira.

Mundësia ideale për të kaluar në avantazh erdhi në pjesën e parë kur arbitri akordoi një penallti në favor të francezëve.

Nga pika e bardhë u paraqit Mbape por sulmuesi nuk arriti të mposhte portierin maroken Bono duke shpërdoruar një rast të artë për të zhbllokuar sfidën.

Maroku përfitoi nga momenti psikologjik dhe u mbrojt me disiplinë duke e mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë Franca shtoi presionin dhe në minutën e 60-të gjeti më në fund golin.

Ishte pikërisht Mbape ai që u rehabilitua pas penalltisë së humbur duke finalizuar me qetësi një aksion të bukur dhe duke kaluar Francën në epërsi.

Në minutën 66-të Dembele dyfishoi shifrat me një goditje të saktë duke i dhënë qetësi skuadrës së tij dhe duke e afruar edhe më shumë me kualifikimin.

Maroku provoi të reagoj në pjesën e mbetur të ndeshjes por mbrojtja franceze u tregua e pakalueshme dhe administroi në mënyrë perfekte avantazhin deri në vërshëllimën e fundit.

Me këtë fitore 2-0 Franca avancon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 ndërsa Mbape pavarësisht penalltisë së humbur në pjesën e parë u bë protagonist duke zhbllokuar sfidën dhe duke udhëhequr ekipin e Francës drejt një tjetër suksesi të rëndësishëm.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img