Francë-Marok 2-0(Shënues: Qato 37′, Musta 56’/Xhylani 4′)
Franca është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Marokut në një sfidë ku cilësia individuale e francezëve bëri diferencën në pjesën e dytë të lojës.
Takimi nisi me ritëm të lartë, me Francën që mori menjëherë kontrollin e topit dhe krijoi rastet më të mira.
Mundësia ideale për të kaluar në avantazh erdhi në pjesën e parë kur arbitri akordoi një penallti në favor të francezëve.
Nga pika e bardhë u paraqit Mbape por sulmuesi nuk arriti të mposhte portierin maroken Bono duke shpërdoruar një rast të artë për të zhbllokuar sfidën.
Maroku përfitoi nga momenti psikologjik dhe u mbrojt me disiplinë duke e mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura.
Në fraksionin e dytë Franca shtoi presionin dhe në minutën e 60-të gjeti më në fund golin.
Ishte pikërisht Mbape ai që u rehabilitua pas penalltisë së humbur duke finalizuar me qetësi një aksion të bukur dhe duke kaluar Francën në epërsi.
Në minutën 66-të Dembele dyfishoi shifrat me një goditje të saktë duke i dhënë qetësi skuadrës së tij dhe duke e afruar edhe më shumë me kualifikimin.
Maroku provoi të reagoj në pjesën e mbetur të ndeshjes por mbrojtja franceze u tregua e pakalueshme dhe administroi në mënyrë perfekte avantazhin deri në vërshëllimën e fundit.
Me këtë fitore 2-0 Franca avancon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 ndërsa Mbape pavarësisht penalltisë së humbur në pjesën e parë u bë protagonist duke zhbllokuar sfidën dhe duke udhëhequr ekipin e Francës drejt një tjetër suksesi të rëndësishëm.
Fatos LAMAJ


