Vllaznia-Fitorja ndaj Malisheves, dedikim për tifozët që vazhdojnë të mbështesin skuadrën kuqeblu

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fitorja ndaj Malisheves një kuadrin e ballafaqimit të parë për Turin e Parë të UEFA Conference League, në një moment kur edhe situata e bllokimit të merkatos krijoi një pesimizëm në opinionin sportiv, është pritur mirë në kampin kuqeblu.

Krahas të tjerave, ka një falenderim dhe mirënjohje për tifozët kuqeblu që vazhdojnë t’i8 qëndrojnë besniuk kësaj Vllazni.

FALEMINDERIT, TIFOZË KUQEBLU!

Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë jo vetëm për fitoren 2-1 ndaj Malishevës, por edhe për atmosferën që krijuat në stadium.

Mbështetja, pasioni dhe besimi juaj i dhanë skuadrës forcë në çdo minutë të ndeshjes. Ju ishit lojtari ynë i dymbëdhjetë dhe dëshmuat edhe një herë se Vllaznia ka pranë tifozërinë më besnike dhe më të zjarrtë.

Në emër të klubit, ju falënderojmë për praninë, entuziazmin dhe përkrahjen e pandërprerë. Kjo fitore është edhe e juaja.

Rruga vazhdon dhe kemi ende shumë objektiva përpara. Me ju në krah, jemi më të fortë.

Faleminderit, zemra kuqeblu! Forca Vllaznia! ”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img