Spanjë-Belgjikë 2-1(Shënues: (Faabian Ruiz 30′, Mikel Merino 88′ /De Ketelar 41′)
Spanja siguroi kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në një çerekfinale të luftuar deri në sekondat e fundit.
Spanja kaloi në epërsi në minutën e 30-të me Faabian Ruiz por Belgjika reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 41-të me Carls De Ketelare duke i shkaktuar Spanjës golin e parë të pësuar në këtë Botëror.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë erdhi momenti vendimtar.
Në minutën e 88-të Mikel Merino i aktivizuar nga stoli u shfaq sërish si heroi i spanjollëve duke realizuar golin e fitores dhe duke ndezur festën e ekipit të drejtuar nga Luis de la Fuente.
Me këtë sukses dramatik Spanja bëhet gjysmëfinalistja e dytë e Botërorit ku do të përballet me Francën në një supersfidë që premton spektakël për një vend në finalen e madhe.
Fatos LAMAJ


