Kuqeblutë, gati për Malisheven. Tafili, një forcë më shumë për Martinin në ndeshjen e kthimit. Të mërkurën, FC Malisheva-KF Vllaznia, ora 16:30 në Kampin Nacional në Hajvali

Lexo

- Reklamë -spot_img

FC Malisheva-KF Vllaznia, sfida e dytë e turit të parë të UEFA Conferencë League, luhet të mërkurën prej orës 16:30 në Kampin Nacional në Hajvali të Prishtinës.

Kuqeblutë kanë lënë mëngjesin e sotëm Shkodrën dhe janë nisur drejt Kosovës, ku sipas programit të hartuar nga klubi i Malisheves në bashkëpunim me inspektorët e UEFA-s, skuadra do të zhvillojë seancën e fundit të pragndeshjes me Malisheven në orën 16:30 të pasdites së sotme  në Kampin Nacional në Hajvali, ndërkohë që një orë më herët është programnuar konferenca për shtyp e trajnerit Edi Martini së bashku me kapitenin Bekim Balaj.

Sa i përket skuadrës kundërshtare, Malisheva, seancën e fundit të pragndeshjes me Vllazninë e ka konsumuar në orën 9 të mëngjesit të sotëm.

Për teknikun kuqeblu Edi Martini, Vllaznia ka një armë më shumë në këtë ndeshje të dytë. Bëhet fjalë për Ensar Tafilin, i cili ndryshe nga ndeshja e parë në Shkodër ku nuk u aktivizua për arsye të penalizimit me karton një vitë më herët ndaj Vikingur për Kupat e Europës, nesër është në dispozicion të skuadrës.

Vllaznia doli fituese e takimit të parë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 2 me 1, dhe përgjithësisht trajnerët i besojnë formacionit fitues për ndeshjen e radhës, por me të gjitha gjasat, për sfidën në Kampin Nacional në Hajvali të Prishtinës, trajneri Martini mund të bëjë ndonjë përjashtim duke e lëshuar Tafilin në fushë nga minuta e parë.

Sa i përket futbollistëve të tjerë, të cilët Vllaznia i ka zyrtarizuar dhe që nuk u lejuan të luajnë ndeshjen e parë për shkak të bllokimit të merkatos, e njëjta situata vijon të jetë edhe për këtë ndeshje deri në një vendim të dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img