Shoqata e Tifozëve Përjet Kuq e Blu, të mërkurën në Prishtinë për të mbështetur Vllazninë në transfertën e Malisheves. Optimizëm për kualifikimin në turin e dytë të UEFA Conference League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia luan të mërkurën ndeshjen e kthimit të turit të parë, UEFA Conference League duke u ndeshur në Prishtinë me Malisheven. Për sfidën në fjalë, e cila është planifikuar të luhet prej orës 16:30 në Kampin Nacional, Hajvali, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit të Prishtinës, pritet të ketë shumë tifozë shkodranë në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Praninë e tyre në stadiumin “Kampi Nacional, Hajvali” e kanë konfirmuar edhe pjesëtarët e  Shoqatës së Tifozëve Përjet Kuq e Blu, të cilët janë optimist për një kualifikim të mundshëm në turin e dytë të Conferencë League, gjë e cila është bërë publike përmes kryetarit të saj Sandër Demaj.

Dje Bordi Drejtues i Shoqates Tifozeve Perjet Kuq e Blu, ka organizuar mbledhjen e tij ku ka diskutuar e vendosur per disa çeshtje lidhur me mbarvajtjen dhe funksionimit sa me te mire te Shoqates. Nje nga pikat me te rendesishme, ishte ajo ku u vendos qe Shoqata te vazhdoj ta mbeshtes dhe ta inkurajoj pa rezerva dhe fuqimisht  Ekipin e Zemres, VLLAZNIN DASHNIN TONE. Jemi Tifozet e saj perjet.  

Priblematikat e futbollit jane kudo  sic mund jene dhe tek Vllaznia, por jane probleme qe i zgjidh Klubi, Presidenti jo tifozet.

Shoqata Tifozeve Perjet Kuq e Blu nuk  eshte as nuk behet pjese protestave kunder Vllaznis. Ne jemi Tifoze, kemi dhe bejme detyren tone.

Perjet Kuq E Blu. Me Fitore, shifemi Prishtine. Aty do jemi, prane Teje Dashnia Jone, VLLAZNI. Sander Demaj: Drejtuesi i Shoqatës Tifozeve Perjet Kuq e Blu”, shkruhet në postimin e bërë nga Shoqata Tifozeve Perjet Kuq e Blu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img