Skënderbeu regjistron fitoren e parë në fazën përgatitore duke mposhtur Besën me rezultatin 2-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas dy humbjeve në testet e para ndaj Strugës dhe Partizanit skuadra korçare reagoi pozitivisht duke dhënë sinjale inkurajuese në prag të sezonit të ri teksa fitoi ndeshjen miqësore ndaj Besës së Kavajës të zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Korçarët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me anë të Bragës vetëm dhjetë minuta më vonë ishte Bismark ai që dyfishoi shifrat duke i dhënë Skënderbeut një epërsi të qetë që në pjesën e parë.

Me avantazhin 2-0 Skënderbeu administroi lojën edhe në pjesën e dytë ndërsa trajneri shfrytëzoi rastin për të provuar alternativa të ndryshme dhe për të aktivizuar sa më shumë futbollistë në dispozicion.

Nga ana tjetër Besa e drejtuar nga Gugash Magani provoi të rikthehej në lojë dhe arriti të ngushtonte diferencën vetëm në minutën e 90-të teksa Spahiu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.

Për Skënderbeun kjo fitore ka vlerë jo vetëm për rezultatin por edhe për moralin e skuadrës pas dy humbjeve të para në miqësore.

Korçarët treguan përmirësim në lojë dhe efikasitet në fazën sulmuese ndërsa stafi teknik mori përgjigjet e para pozitive në vijim të përgatitjeve për sezonin e ri.

Edhe për Besën ky test shërbeu për të vlerësuar gjendjen e grupit dhe për të nxjerrë konkluzione në prag të nisjes së kampionatit me stafin teknik që do të vijojë punën për të përmirësuar elementët e lojës në ndeshjet e ardhshme përgatitore.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img