(Video) Galaktiking(Tiranë)-Nightmare(Shkodër), finalja emocionuese e Kampionatit Ndërkombëtar Basket 3×3 për të Rinj që po zhvillohet në Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Galaktiking(Tiranë)-Nightmare(Shkodër), ka qënë finalja emocionuese e Kampionatit Ndërkombëtar Basket 3×3 për të Rinj që po zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” të Shkodrës.

Ndeshja në fjalë është zhvilluar mbrëmjen e 30 korrikut 2026 në prani të një numri rekord tifozësh që mbushën tribunat e këndit sportiv që në orën 18:00 deri në orën 24:00 që u mbyll aktiviteti i ditës së dytë.

Pas ndeshjeve eleminatore, përfshirë edhe katër ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale, në finale janë përballur ekipi tiranas Galaktiking dhe ai i Shkodrës, Nightmare.

Një finale që rivaliteti ishte i pranishëm gjatë të gjithë ndeshjes, ku në sekondat e fundit djemtë e Galaktiking Tiranë: Auron Qyrfycja, Alvi Leskoviku, Mikel Beqaraj, Eno Kotori triumfuan basketbollistëve shkodranë të Nightmare:  Jordi Preka, Mario Prendi, Dean Shkreli, Theoxaris Sotiris.

Dorëzimi i medaljeve të kampionit dhe trofeut të Kupës si dhe shpërblimin financiar ekipit kampion, ia dorëzuar nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Alban Preka, i cili përpos dëshirës për të fituar ekipi i Shkodrës në përbërje të të cilit ishte edhe djali i tij Jordi Preka, ka përgëzuar ekipin fitues nga Tirana për suksesin e arritur.

(Video) Ndeshjen e plotë finale Galaktiking(Tiranë)-Nightmare(Shkodër) si dhe prononcimin e kapitenit të ekipit fitues Galaktiking(Tiranë) Auron Qyrfycja, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img