Arbitrimi shqiptar vijon të jetë i pranishëm në arenën ndërkombëtare teksa UEFA i ka besuar pesë gjyqtarëve shqiptarë drejtimin e një tjetër sfide të rëndësishme në kompeticionet europiane.
Në ndeshjen Debrecen-Kopenhagen gjyqtar kryesor do të jetë Enea Jorgji një nga arbitrat më të vlerësuar shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Ai do të ndihmohet nga asistentët Denis Rexha dhe Xhuljo Mani ndërsa arbitër i katërt është caktuar Olsid Ferataj.
Edhe teknologjia VAR do të ketë një përfaqësues shqiptar teksa në dhomën e sistemit VAR do të jetë arbitri italian Daniele Doveri dhe në rolin e AVAR është caktuar Albert Doda duke e çuar në pesë numrin e gjyqtarëve shqiptarë të përfshirë në këtë takim.
Ky delegim përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA për arbitrimin shqiptar i cili vitet e fundit ka qenë gjithnjë e më i pranishëm në ndeshjet e kupave të Europës.
Emra si Enea Jorgji dhe bashkëpunëtorët e tij kan fituar besimin e institucionit europian falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe nivelit të treguar në sfidat ndërkombëtare.
Përfshirja e pesë arbitrave shqiptarë në një ndeshje të këtij niveli është një tjetër tregues i rritjes së prestigjit të arbitrimit shqiptar në arenën europiane dhe një vlerësim për punën e zhvilluar ndër vite.
Delegime të tilla jo vetëm rrisin reputacionin e arbitrave kuqezi por shërbejnë edhe si një motivim për brezin e ri të gjyqtarëve shqiptarë që synojnë të ndjekin të njëjtën rrugë në kompeticionet ndërkombëtare.
Fatos LAMAJ


