Shqipëria merr pjesë me Kombëtaren e të Amputuarve në “Inclusion Cup”, futbolli që bashkon përtej kufijve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi Kombëtar shqiptar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua në Saint Gallen të Zvicrës, nga data 6 deri më 9 gusht 2026, duke u bërë pjesë e një aktiviteti që përmes futbollit përcjell mesazhe të forta të gjithëpërfshirjes, socializimit dhe mundësive të barabarta.

Turneu mblodhi së bashku ekipe dhe sportistë të kategorive të ndryshme, duke përfshirë 12 ekipe U17 për djem dhe vajza, 4 ekipe të personave të amputuar, ekipe të “Walking Football”, si edhe skuadra të personave me aftësi të kufizuara.

Për tri ditë me radhë, më shumë se 200 futbollistë dhe futbolliste krijuan një atmosferë të veçantë sportive dhe njerëzore në terrenet sportive përreth “Sitter Stadion”, duke dëshmuar edhe një herë forcën e futbollit për të afruar njerëzit dhe për të ndërtuar ura komunikimi përtej dallimeve.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Shqipëria u përfaqësua nga Kombëtarja e të Amputuarve, e cila u përball me ekipe si Olympique Marseille, Hellas dhe Tytany Schytomyr, duke regjistruar edhe një fitore ndaj skuadrës ukrainase.

Por përtej rezultateve sportive, pjesëmarrja në “Inclusion Cup” ishte një mundësi për sportistët shqiptarë që të përjetojnë emocionet e një kompeticioni ndërkombëtar, të socializohen me sportistë nga vende të ndryshme dhe të përcjellin mesazhin se futbolli është për të gjithë.

Pjesëmarrja e ekipeve shqiptare në aktivitete të tilla është pjesë e qasjes së vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit për të promovuar përgjegjësinë sociale, gjithëpërfshirjen dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e futbollit.

Përmes mbështetjes dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuara në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare, FSHF synon që futbolli shqiptar të jetë gjithnjë e më shumë një hapësirë ku secili mund të luajë, të konkurrojë, të socializohet dhe të ndihet pjesë e komunitetit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img