Nga ERVIN BAKU – Nata magjike e futbollit shqiptar!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Aksi Rrogozhinë – Elbasan prodhoi sonte një histori madhështore për futbollin tonë! Dy fitore fantastike në të njëjtën kohë, në një distancë 42 km nga njëra-tjetra. Dy fitore të thella. Dy fitore me përmbysje. Dhe dy kualifikime historike. Në Rrogozhinë, Egnatia shpartalloi 5-1 irlandezët e Shamrock Rovers duke siguruar play-off-in e Europa League dhe duke garantuar minimalisht fazën finale (grupet) në Conference League. Arritje historike për kampionët në fuqi të Shqipërisë!

Falemnderit Egnatia!

Nga ana e saj, në Elbasan, Dinamo shpartalloi 4-0 letonezët e Auda-s dhe tashmë, për të dytin vit me radhë, është në play-off-in e Conference League. Historike për blutë, sepse për herë të parë kalon tre ture në kompeticionet europiane. Trajneri Ilir Daja realizoi kualifikimin e tij të 17-të në kompeticionet europiane.

Faleminderit Dinamo!

Tani, shkalla europiane e vështirësisë rritet… Pas nëntë vitesh mungesë, Shqipëria e ka të sigurt një klub në fazën e grupeve. Egnatia ka siguruar minimalisht fazën finale (grupet) të Conference League. Dhe do të bëjë gjithçka për të arritur fazën finale (grupet) të Europa League. Pengesa e radhës janë norvegjezët e Lillestrøm. Një klient shumë serioz në Europë. Por, Egnatia ka këtë vit një ekip të shkëlqyer!

Edhe Dinamo do të bëjë gjithçka për të arritur fazën finale (grupet) të Conference League. Qipriotët e Pafos janë shumë të fortë. Vjet ishin në grupet e Champions League. Duken të pakalueshëm, por me Dajën në stol gjithçka është e mundur!

Ervin BAKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img