Besa bind në miqësoren me Sopotin. Kavajasit fitojnë në transfertë me golat e Netos dhe Guhacajt

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sopoti-Besa 0-2(Shënues: Neto 20’, Guhacaj 42’)

Besa ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri duke mposhtur Sopotin me shifrat 0-2 në një ndeshje miqësore.

Takimi nisi me ritëm dhe të dyja skuadrat u përpoqën të impononin lojën e tyre por Besa ishte ajo që tregoi më shumë qartësi në fazën ofensive dhe konkretizoi rastet e krijuara.

Besa arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 20-të teksa ishte Neto që gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë Besës avantazhin 0-1 dhe duke vendosur skuadrën e tij në pozita të favorshme.

Pas golit Sopoti kërkoi të reagonte dhe të rikthehej në lojë por Besa u tregua e kujdesshme në prapavijë dhe vazhdoi të kërkonte mundësinë për të goditur sërish.

Dhe goli i dytë nuk vonoi shumë ndërsa në minutën e 42-të Guhacaj realizoi për Besën duke dyfishuar avantazhin në 0-2 dhe duke shkuar në pushim me dy pjesëve me një epërsinë e dy golave.

Në pjesën e dytë Sopoti u përpoq të ndryshonte rrjedhën e takimit dhe të gjente golin që do ta rikthente në lojë.

Ekipi vendas kërkoi të ushtronte presion dhe të krijonte hapësira në repartin ofensiv por Besa menaxhoi mirë avantazhin e krijuar që në pjesën e parë.

Në minutat e mbetura të dyja skuadrat vijuan të bëjnë provat e tyre duke i dhënë trajnerëve mundësinë për të testuar lojtarët dhe skemat taktike përpara nisjes së sezonit.

Në fund Besa feston fitoren 0-2 falë golave të Neto në minutën e 20-të dhe Guhacaj në minutën e 42-të.

Për Besën ky test shërben si një tjetër sinjal pozitiv në prag të sezonit të ri ndërsa Sopoti do të ketë mundësinë të analizojë këtë sfidë dhe të punoj mbi elementët që duhen përmirësuar në vazhdim të fazës përgatitore.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img