Vllaznia B-Tërbuni, derbi i Qarkut Shodër, dueli i javës së parë të Kategorisë së Dytë, Përcaktohet kalendari i sezonit 2026-2027

Lexo

- Reklamë -spot_img

Është hedhur në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Dytë për sezonin 2026-2027. Klubet e dy grupeve, A dhe B, kanë mësuar tashmë rrugëtimin që do të ndjekin në edicionin e ri futbollistik.

Në ceremoninë e shortit ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse, ndërsa shorti u hodh nga specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi A
Vllaznia B-Tërbuni
Erzeni – Shiroka
Luz i Vogël 2008 – Partizani B
Basania – Eagle Football
Lushnja – Veleçiku
Naftëtari – Gramshi

Grupi B
Bylis B – Këlcyra
Apolonia – Tomori
Albpetroli – Maliqi
Devolli – AF Luftëtari
Delvina – Butrinti

Kampionati “Kategoria e Dytë” do të nisë më 12 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 25 prill 2027.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet, për të dyja grupet:

Kalendari Kategoria Dyte Gr A 26-27

Kalendari Kategoria Dyte Gr B 26-27

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img