Kupa e Shqiperise-Turi Paraeleminator.: Albpetrol-Memaliaj dhe Gramshi-Basania

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin e saj edhe me sfidat e turit paraeliminator ku skuadrat do të kërkojnë të bëjnë hapin e parë drejt fazave të mëtejshme të kompeticionit.

Në këtë tur jan përcaktuar edhe dy përballje interesante të cilat do të zhvillohen në datën 16 shtator me të dyja ndeshjet që do të nisin në orën 15:00.
Në fushë do të zbresin Albpetrol dhe Memaliaj një duel që pritet të ketë rivalitet të fortë mes dy skuadrave që e njohin mirë futbollin e jugut.
Në të njëjtën ditë do të luhet edhe përballja Gramshi-Basania një tjetër sfidë ku objektivi i vetëm do të jetë kalimi në raundin tjetër të Kupës.
Turi paraeliminator është një mundësi e rëndësishme për skuadrat pjesëmarrëse pasi një fitore do tu jap mundësinë të vazhdojnë aventurën në një prej kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Për Albpetrolin,Memaliajn,Gramshin dhe Basanian këto ndeshje janë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tyre dhe për të bërë një hap përpara në Kupën e Shqipërisë.
Në një ndeshje të vetme çdo detaj mund të vendosë fatin e një skuadre ndaj për këtë arsye të katër ekipet do të kërkojnë të hyjnë në fushë me përqendrimin maksimal pasi vetëm fituesit do të kenë mundësinë të vijojnë më tej aventurën në këtë kompeticion.
Tashmë gjithçka është përcaktuar dhe më 16 shtator në orën 15:00 Albpetrol-Memaliaj dhe Gramshi-Basania do të zbresin në fushë për të kërkuar biletën e kualifikimit dhe për të vazhduar ëndrrën në Kupën e Shqipërisë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img