Kush do të jetë kampioni i ri i sezonit 2026-27? Egnatia dhe Dinamo, favoritë. Në betejë janë edhe Vllaznia dhe Elbasani, ambicje edhe nga Teuta, Partizani e Tirana

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kush do të jetë kampioni i ri? Përgjigjen do ta japë fusha, por një gjë është e sigurt, Abissnet Superiore nis me shumë pretendentë për titullin dhe me një garë që premton emocione deri në fund. Egnatia vjen me peshën e kampiones dhe me një objektiv të qartë, të shkruajë historinë me titullin e katërt radhazi. Por këtë sezon, rruga drejt trofeut duket edhe më e vështirë.

Dinamo kërkon të bëjë hapin e madh. Kryeqytetasit, pas vendit të katërt sezonin e kaluar, synojnë me Ilir Dajën dhe me përforcime të synojnë të rikthehen në garë për titullin.

Në betejë janë edhe Vllaznia dhe Elbasani, dy skuadra që sezonin e kaluar u renditën mes katër më të mirave, edhe këtë herë kërkojnë më shumë.

Teuta vjen me ambicie të reja, pas një sezoni zhgënjyes. Investimet dhe emërimi i Edlir Tetovës në stol tregojnë qartë se durrsakët nuk duan të jenë thjesht pjesë e garës.

Dhe sigurisht, nuk mund të mungojnë Partizani e Tirana. Dy skuadrat e kryeqytetit kanë nisur herët përgatitjet dhe synojnë të rikthehen fuqishëm në skenë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img