Kush do të jetë kampioni i ri? Përgjigjen do ta japë fusha, por një gjë është e sigurt, Abissnet Superiore nis me shumë pretendentë për titullin dhe me një garë që premton emocione deri në fund. Egnatia vjen me peshën e kampiones dhe me një objektiv të qartë, të shkruajë historinë me titullin e katërt radhazi. Por këtë sezon, rruga drejt trofeut duket edhe më e vështirë.
Dinamo kërkon të bëjë hapin e madh. Kryeqytetasit, pas vendit të katërt sezonin e kaluar, synojnë me Ilir Dajën dhe me përforcime të synojnë të rikthehen në garë për titullin.
Në betejë janë edhe Vllaznia dhe Elbasani, dy skuadra që sezonin e kaluar u renditën mes katër më të mirave, edhe këtë herë kërkojnë më shumë.
Teuta vjen me ambicie të reja, pas një sezoni zhgënjyes. Investimet dhe emërimi i Edlir Tetovës në stol tregojnë qartë se durrsakët nuk duan të jenë thjesht pjesë e garës.
Dhe sigurisht, nuk mund të mungojnë Partizani e Tirana. Dy skuadrat e kryeqytetit kanë nisur herët përgatitjet dhe synojnë të rikthehen fuqishëm në skenë.


