Video, e bërë tashmë virale, tregon pamjet e një festimi privat pas një fitoreje të madhe… Për mua personalisht, nuk duhej të dilte në treg. Pof, nejse… Dinamon, që është Notre Dame e sportit shqiptar, e asgjësuan. E nxorrën në mes të katër rrugëve… E lanë jetime. I morën shtëpinë dhe gjithçka… Ky Zotëria në video e mori dhe për të dytin radhazi e çon në sofrën e madhe europiane, në Play-off-in e Conference League. Faleminderit Zoti Ard Bardhi!

Nuk është ky problemi Zoti Braçe. Unë mendoj që ky është shembulli që duhet ndjekur. Dhe shembuj të tillë ka jo pak në sportin shqiptar në përgjithësi dhe futbollin në veçanti… Ju nga ana juaj (ju ligjvënësit) duhet të bëni urgjentisht, një orë e më parë, ligjin e sponsorizimit… Kështu, i gjithë sporti shqiptar merr oksigjenin e duhur. E dini ju që i gjithë buxheti vjetor i sportit shqiptar, i gjithi, është 1.5 Mln €??? Ky është problemi! Dhe është problem shumë i madh… Ky buxhet e ka kthyer sportin shqiptar në “lypës”. Bëjeni urgentisht ligjin e sponsorizimit! Çlirojeni sportin! Mos shkoni shumë larg, merrni shembull nga Kosova.
Ervin BAKU


