Portjeri i Vllaznisë Besardo Ndoj në Kombëtaren U-16, për dy miqësoret ndaj Malit të Zi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Portjeri i talentur i AF Vllaznia Besardo Ndoj, është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares U-16 Armand Dama, për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht.

 

 

Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për të vijuar punën në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme.

Ndeshja e parë do të luhet më 25 gusht, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në orën 11:00, në Mal të Zi.

Njihuni me listën zyrtare të lojtarëve që janë grumbulluar për dy miqësoret me bashkëmoshatarët malazezë.

Portierë : Valerio Alijaj, Besardo Ndoj.

Mbrojtës : Elez Elqeni, Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Romeo Hazizaj, Redjon Margjekaj, Noseld Bahushi, Kevin Muharremi.

Mesfushorë : Matias Mehmeti, Enea Taci, Gean Ramadani, Elio Mera, Alesio Gjomarkaj, Elio Tavani.

Sulmues: Alessio Kopani, Adrian Sina, Santjago Perkola, Marin Shehaj, Gledion Koci.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img