Abissnet Superiore vijon sot me dy sfidat e radhës. Laçi-Elbasani dhe Partizani-Teuta premtojnë spektakël

Lexo

- Reklamë -spot_img

E nisur të premten me sfiden Vllaznia-Skenderbeu, e cila u mbyll ne barazim 2 me 2, Abisnet Superiore vijon sot(e shtunë) me dy përballje interesante që pritet të sjellin rivalitet emocione dhe shumë pikëpyetje për atë që do të rezervojë sezoni i ri.

Laçi-Elbasani është një duel mes kampionit të Kategorisë së Parë dhe skuadrës që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e dytë.

Kurbinasit të rikthyer në elitë pas triumfit në Kategorinë e Parë do të kërkojnë ta nisin aventurën mes më të mirëve me një rezultat pozitiv përballë një Elbasani që vjen me ambicie të mëdha.

Përballja premton interes edhe për shkak të duelit në pankinë. Qatip Osmani dhe Ivan Gvozdenoviç do të përballen në një betejë taktike ku të dy trajnerët do të kërkojnë të imponojnë filozofinë e tyre që në ndeshjen e parë.

Ndërkohë një tjetër sfidë e rëndësishme është Partizani-Teuta teksa Partizani e nis sezonin përballë një kundërshtari tradicional të kampionatit dhe me synimin për të dhënë menjëherë sinjale të qarta për objektivat e tyre.

Për Florin Bratu kjo përballje është një provë e rëndësishme në drejtimin e Partizanit dhe trajneri rumun kërkon të nis me këmbën e mbarë dhe të tregojë që skuadra është gati për një sezon ku pritet të ketë objektiva të larta.

Në krahun tjetër Teuta ka zgjedhur një trajner kampion si Edlir Tetova i cili ka fituar trofe të rëndësishëm me Egnatian tashmë nis një aventurë të re në Durrës me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për ta kthyer Teutën në një forcë të rëndësishme të Superiores.

Dy ndeshje katër skuadra dhe shumë pikëpyetje për tu zgjidhur që në start,teksa pritet të jenë dy prej sfidave që do ti japin menjëherë temperaturë sezonit të ri të Abisnet Superiore.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img