Besardo Ndoj, i vetmi shkodran në kombëtaren U16. Portjeri i Vlllaznisë, luajti të plotë pjesën e dytë të miqësores ndaj Malit të Zi në “Loro Boriçi” ku kuqezinjtë fituan 1-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës priti pasditen e së martës ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Malit të Zi për kategorinë e moshës së 16-vjeçarëve, ku në kuadër të bashkëpunimit mes dy federatave sportive u luajt miqësorja e parë, ndërkohë që e dyta është planifikuar të luhet me datë 27 gusht në Podgoricë së Malit të Zi.

Veriu Sport publikoi pak ditë ma parë listën e grumbullimit që trajneri i Kombëtares U-16 Armand Dama, kishte në dispozicion për miqësoret në fjalë duke  cilësuar se në këtë listë, i vetmi futbollist i grumbulluar nga Shkodra, ishte portjeri i talentur i AF Vllaznia Besardo Ndoj.

Ndaj, me të drejtë tifozëria shkodrane dhe më gjërë, përfshirë edhe specialistët dhe menaxherët e futbollit ishte e interesuar për ta ndjekur nga afër këtë miqësore ndërkombëtare, Shqipëri-Mali i Zi, duke pasur në fokus, krahas të tjetrave, edhe vëzhgimin e portjerit Ndoj.

Trajneri Dama e kishte projektuar që para ndeshjes që dy portjerëve kryesorë që ka në dispozicion, t’i jepte hapësirë nga 45 minuta secili.

Pas një pjesë të parë 0 me 0, shkodrani Besardo Ndoj u hodh në fushë në pjesën e dytë së bashku edhe me disa kolegë të tjerë, dhe me përformancën e tyre mjaft të mirë morën duatrokitjet e publikut të pranishëm, edhe për faktin se goli i avantazhit për kombëtaren shqiptare u shënua në minutën e 80-të nga Avdylaj.

Duke u ndalur tek portjeri Besardo Ndoj, i cili së bashku me të vëllanë, Alesion, janë pjesë e AF Vllaznia, aty ku në stafin teknik, si trajner i portjerëve, është edhe babai i tyre, Besnik Ndoj, për minutat që pati në dispozicion tregoi siguri të plotë në ruajtjen e portës kuqezi.

Një sinjal tjetër ky pozitiv për këtë djalosh të talentuar, e ardhmja e të cilit duket e garantuar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img