Fokus Sportiv, së shpejti në Window Media nën drejtimin e gazetarit dhe komentatorit sportiv, Fatos LAMAJ

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sporti vjen me një hapësirë të re në Window Media. “Fokus Sportiv” është emisioni më i ri që synon t’u sjellë dëgjuesve një panoramë sa më të gjerë të botës së sportit, duke mos u fokusuar vetëm te futbolli

Në këtë emission, i cili do të drejtohet nga gazetari dhe komentatori sportive Fatos LAMAJ, do të gjeni intervista me protagonistë të sportit, informacione, kuriozitete dhe rubrika të ndryshme, duke prekur disiplina të ndryshme sportive dhe historitë që qëndrojnë pas tyre.

Nga futbolli te basketbolli, volejbolli, atletika, sportet individuale dhe çdo disiplinë tjetër që meriton vëmendje

“Fokus Sportiv” do të sjellë zërat, emocionet dhe ngjarjet më interesante të sportit, përmes një formati dinamik me informacione, diskutime, intervista dhe rubrika të veçanta.

Sepse sporti nuk është vetëm një rezultat apo një ndeshje. Pas çdo sportisti, çdo ekipi dhe çdo gare fshihet një histori që meriton të tregohet.

Fokus Sportiv jo vetëm futboll, por çdo histori që lind nga sporti.

Së shpejti, vetëm në Window Media!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img