Tirana Futsal nis sot aventurën europiane në raundin paraeliminator/ UEFA Futsal Champions League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ka ardhur momenti për një tjetër aventurë europiane të futsallit shqiptar. Kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal, do të nisë sot sfidat në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2026/27.

Bardheblutë janë pjesë e Grupit D, ku do të përballen me Hjørring Futsal Klub nga Danimarka, Futsal Club Cardiff nga Uellsi dhe APOEL FC Nicosia nga Qiproja.

Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Tiranë, në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova”, duke i dhënë skuadrës shqiptare avantazhin e rëndësishëm të mbështetjes së tifozëve në shtëpi.

Turneu do të startojë sot, më 26 gusht, me dy sfidat e para. Në orën 17:00 Hjørring Futsal Klub do të përballet me Futsal Club Cardiff, ndërsa në orën 20:45 Tirana Futsal do të zbresë në parket për ndeshjen e parë europiane, ndaj APOEL FC Nicosia.

Aktiviteti do të vijojë më 27 gusht, me APOEL FC Nicosia – Hjørring Futsal Klub në orën 17:00 dhe Tirana Futsal – Futsal Club Cardiff në orën 20:45.

Ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 29 gusht. Në orën 17:00 do të përballen Futsal Club Cardiff dhe APOEL FC Nicosia, ndërsa në orën 20:45 Tirana Futsal do të zhvillojë sfidën e fundit ndaj Hjørring Futsal Klub.

Për kampionët e Shqipërisë, ky turne përfaqëson një tjetër mundësi për të promovuar futsallin shqiptar në arenën europiane dhe për të synuar një paraqitje sa më pozitive në kompeticionin më prestigjioz europian për klubet e këtij sporti.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

Hjørring Futsal Klub – Futsal Club Cardiff, 26 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

APOEL FC Nicosia vs. Tirana Futsal, 26 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

APOEL FC Nicosia vs. Hjørring Futsal Klub, 27 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

Tirana Futsal vs. Futsal Club Cardiff, 27 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

Futsal Club Cardiff vs. APOEL FC Nicosia, 29 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

Tirana Futsal vs. Hjørring Futsal Klub, 29 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img