Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë me 4 pikë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën 2-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen e tretë të grupit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë algjerianët gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Lahlou Akhrib dhe Houssem Abdelaziz.
Shqipëria e mbylli fazën e grupeve me 4 pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Italisë dhe fitores 3-1 ndaj Kosovës.
Megjithatë, pas fitores 3-0 të Italisë ndaj Kosovës, italianët arritën të kalojnë Shqipërinë në renditjen e Grupit B dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale falë golavarazhit më të mirë.
Kështu, kuqezinjtë e mbyllin aventurën në “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje pozitive në turne, ku arritën të marrin një fitore dhe një barazim në tri ndeshje.
Grupi B, renditja:
Algjeria 9 pikë
Italia 4 pikë
Shqipëria 4 pikë
Kosova 0 pikë


