Elbasani-Vllaznia 0-1(Shënues: Edon Murataj 18’)
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Elbasani-Vllaznia, takim që po luhet prej orës 18:30 në “Elbasan Arena” e vlefshme për Abissnet Superiore, java e dytë.”
Kuqeblutë, të cilët po bëjnë një paraqitje të mirë, janë avantazh 0-1 me golin e shënuar nga Edon Muratajn në minutën e 18-të, pas një kombinimi me kapitenin Bekim Balaj.
Për golit të avantazhit, Vllaznia pati edhe momednte të tjera të rrezikshme për golas të tjerë, ku vecohet traversa e kapitenit Bekim Balaj, si dy momente të tjera me Muratajn dhe Dros.
Referuar kronikws sw lojws, Vllaznia e nisi menjëherë në sulm dhe ishte Balaj që në minutën e dytë goditi traversën pas një gjuajtjeje të fuqishme nga e majta.
Elbasani u përpoq të reagojë ndërsa Hebaj pati një mundësi të mirë me kokë por topi përfundoi jashtë.
Pas disa aksioneve të rrezikshme të cilat sollën iluzionin e golit ishte Vllaznia që e gjeti atë.
Në minutën e 18-të një aksion model i shkodranëve me kombinimin mes Balaj dhe Murataj u finalizua nga ky i fundit, i cili dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
Verdheblutë tentuan të përgjigjen por Vllaznia ishte e rrezikshme edhe në vazhdim.
Dros provoi nga distanca duke detyruar portierin vendas të devioj topin në këndore, ndërsa pati edhe raste të tjera për të dyja skuadrat.
Pjesa e parë u shoqërua edhe me disa momente tensioni teksa Mehmeti për Vllazninë dhe Abas e Deliu për Elbasanin u ndëshkuan me karton të verdhë nga gjyqtari Maletaj.
Në fund të pjesës së parë Elbasani shtoi presionin por pa arritur të krioj një rast të pastër para portës së Avram.
Në shtesë Nikaj provoi të surprizojë portierin shkodran por ishte Randi që largoi topin në këndore.
Pas 45 minutave të para Elbasani-Vllaznia 0-1, me shkodranët që shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal.
Fatos LAMAJ


