(Video) “North United”, ekipi më i ri i Shkodrës. Trajneri Erjon Mani: E nisim me Kategoninë e Tretë, kemi projekt afatgjatë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shkodrës së traditave futbollistike i shtohet edhe një ekip futbolli. Ai është “North United”(Veriu i bashkuar), një skuadër me investitor të huaj dhe administrator e menaxher shkodran,

I formuar vetëm pak ditë më parë, drejtuesit nuk kanë humbur kohë, ku pasi kanë zgjedhur stafin tërësisht Shkodran, kanë zyrtarizuar skuadrën pranë sektorit të garave në FSHF duke marrë OK e konkurimit në Kategorinë e Tretë për sezonin e ri ftubollistimk 2026-2027.

Në timonin e “North United” do të jetë trajneri Erjon Mani, një emër i njohur si sportist, por edhe si trajner, ku përvoja më e fundit ishte në pankinën e Basania FC.

Në prononcimin e tij të parë për Veriu Sport si trajner i “North United”, teksa falenderon drejtuesit që i besuan drejtimin e skuadrës, Mani bën të ditur se skuadra ka nisur nga përgatitjet, por akoma nuk është e plotë, pasi krahas elementit shkodran dhe më gjërë nga futbolli shqiptar, pritet të mbërrijë një kontigjent futbollistësh cilësorë nga jashtë.

Sa i takon objektivave, Mani thekson se në këtë debutim të parë, nuk është se kërkojnë renditjen, gjë e cila mund të vijë pak më vonë, por prioriteti kryesor do të jetë puna me elementin e ri, përmes një projekti afatgjatë që kanë paraqitur investitorët e huaj.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të “North United”, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img